MENU
klinika

U martuan në fshehtësi 3 ditë para dasmës?

Kryepeshkopi nxjerr blof Meghan-in dhe Harry-n

01.04.2021 - 10:02

Gjatë intervistës për Oprah Winfrey, Harry dhe Meghan rrëfyen detaje të pazbuluara më parë nga jeta e tyre brenda pallatit mbretëror. Çifti tronditën gjithë botën me disa rrëfime prekëse dhe gjëra që kishin mbajtur të fshehta nga syri i publikut.

Ndër të tjera, princ Harry dhe Meghan Markle pretenduan se janë martuar në fshehtësi tre ditë para ceremonisë madhështore zyrtare.

“Ne u martuam në fshehtësi tre ditë para ceremonisë zyrtare në Windsor më 19 maj 2018. Ne e telefonuam Kryepeshkopin dhe i thamë: ‘Tjetra do të jetë shfaqja për botën, por ne duam një moment vetëm për veten tonë”, thanë çifti gjatë intervistës.

Mirëpo kjo dëshmi u vu në dyshim dhe u rrëzua nga shumë media në Britani. Ndërkohë që publiku është ende konfuz, më në fund ka folur kryepeshkopi që ka kurorëzuar çiftin.

Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby e ka mohuar faktin se ka martuar Harry-n dhe Meghan-in 3 ditë para martesës së tyre zyrtare.

“Unë u takova me dukën dhe dukeshën e Sussex disa herë, para ceremonisë zyrtare më 19 maj të 2018-ës. Atë ditë ishte dasma. Nëse do të kisha nënshkruar certifikatën e martesës në një ditë tjetër, do të kisha bërë një krim të rëndë. Dasma u zhvillua më 19 maj. Por nuk do të them se çfarë ka ndodhur në takimet tona të tjera”, është shprehur ai për “La Repubblica”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN