MENU
klinika

"Shihet me skepticizëm ndihma nga shtete që nuk kanë njohur shtetësinë e Kosovës"

Kur Kosova e vogël sfidon Kinën e madhe për vaksinën

05.04.2021 - 18:49

Shqipëria i premtoi Kosovës ndihmë në vaksinimin e popullsisë ndërsa procesi nisi dhe në Kukës fillimisht u vaksinuan 500 mjekë nga shteti fqinj.

Ndërsa kreyministri Rama bëri me dije se kishte marrë një letër më 1 prill nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ku ky i fundit i kërkonte ndihmë për vaksinimin e mësuesve.

Sigurisht Shqipëria u tregua e gatshme për të ndihmuar. Por duket se ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë dhe ditën e sotme Kryeministri Kurti dhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat ku edhe deklaruan refuzimin e vaksinimit të mësuesve kosovarë në Kukës, shkak: Vaksinat kineze!

Deklarata e ministrit të Shëndetësisë A. Vitia:

Dozat e vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer janë harxhuar, siç më ka njoftuar ministrja Manastirliu. Në Shqipëri po vazhdon vaksinimi me Sinovac, e cila është prodhuar nga Kina dhe për arsye se në Kosovë na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruar në EMA (Rregullatori Evropian i Barnave), ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit të vaksinohen. Kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi. Manastirliu më ka thënë se sapo të vijnë doza të tjera të dy llojeve të vaksinës, atëherë do ta ndihmojnë Kosovën”.

Pra procesi i vaksinimit të mësuesve kosovarë në Shqipëri është shtyrë për arsye se në Shqipëri nuk ka më vaksina Pfizer apo AstraZeneca.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti ka thënë se orientimi i Qeverisë së Kosovës është evropian dhe euroatlantik, prandaj edhe shihet me skepticizëm ndihma e ofruar nga shtete që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës:

“Në parim, duhet ta kemi parasysh që Kosova nuk njihet nga disa shtete, sidomos nga dy fuqi të mëdha. Orientimi ynë është evropian dhe euroatlantik, prandaj e kemi skeptizmin dhe qëndrimin tonë karshi ndihmave të shteteve që nuk na njohin. Në këtë situatë, gjendja është më delikate. Pas një vendimi të rëndësishëm, siç jemi në dijeni në këta muajt e fundit kemi pasur afër gjysmë milioni testime për Covid, në dy javët e fundit kemi një trend të rritjes. Ky trendi rritjes i rasteve e ka tejkaluar edhe kulmin e dy dhjetorit të viti të kaluar. Me qëllim të minimizojmë ekspozimin ndaj virusit kemi marrë masa, dhe ky vendim u votua në mënyrë unanime.”

Duket se Kosova preferon më shumë të shtohen numrat sesa të bëjë vaksinën kineze dhe sot shteti fqinj ka njoftuar masa të reja shtrënguese për shkak të shtimit të rasteve të të infektuarve me Covid-19. Baret dhe restorantet janë mbyllur dhe po ashtu qarkullimi është kufizuar nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit.

Para zgjedhjeve besohej se Kosova kishte arritur imunitetin e tufës. Shifrat ishin shumë të ulta dhe madje edhe masat kufizuese u hoqën plotësisht duke bërë të besohet se situata ishte drejt përmirësimit. Por menjëherë pas zgjedhjeve shifrat janë disa fishuar, vdekjet dhe infektimet janë rritur. Kjo gjë mund të përsëritet në Shqipëri kur të mbarojnë zgjedhjet.

Si duket çfarë mund të ndodhë në Shqipëri së shpejti- mund ta shohësh në Kosovë tani.

Sot Kurti, pasi u zgjodh presidenti, u mor me pandeminë dhe vendosi mbylljen e vendit. A është bërë gjithçka për të mos arritur atje?

Kurti tha- shohim me skepticizëm ndihmat në vaksina nga vendet që nuk na njohin. Nga kush? Nga Serbia? Me gjasë Biden i ka kërkuar Kosovës të pranojë vaksina nga Serbia (në letren e tij për Osmanin më 14 shkurt) thuhej – bashkëpunoni me Serbinë për luftën ndaj pandemise.

Madje këtu ka një giallo- A i është kërkuar Kosovës të pranojë vaksina? Publikisht s’ka ofertë, por jo publikisht me siguri. Dhoma e tregëtisë e Serbisë ka ofruar vaksinim për biznesmenë ballkanas. Nga Kina dhe Rusia? Nuk dihet nëse ka oferta të tilla, por nëse ka, pse Kosova duhet të pranojë? Rusia dhe Kina nesër duhet të votojnë në Keshill të sigurimit. Pse Kosova duhet t’i sfidojë këto dy vende?

Shqiperia ka marrë prej tyre vaksina ndërkohë që është anëtare e NATO-s ndonëse jo drejtpërdrejt.

Pse Kosova duhet të bëjë snoben kur dhe Merkel thotë se po negocion me Rusinë për Sputnik? Ministri i Shëndetësisë së Kosovës  tha se do presim kur t’i vijnë Shqiperisë vaksina nga Pfizer dhe AstraZeneca, se ne na pengon ligji për të marrë produkte të pacertifikuara nga EMA.

Pse s’e ndrysjojnë ligjin si ka bërë Shqipëria për të vaksinuar kështu popullatën dhe me shumë mundësi për të parandaluar shtimin e rasteve të reja të infektimit dhe për të hequr masat kufizuese?!

Eralda S.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministri Vitia zbulon bisedën me Manastirliun: Më premtoi që…

Kosova nuk pranon që mësuesit të marrin vaksinën kineze në Shqipëri


"Situata në Kosovë nuk është e mirë, forcat tona..."

Tensionet me Serbinë/ Çfarë paralajmëron ministri kroat

DW: Lojërat e Vuçiç, as në Lindje as në Perëndim

Politika e jashtme e Serbisë, “skizofrene” apo me strategji?

Nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës

Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?