MENU
klinika

Nga goli më i shpejtë, tek UFO-t

Kuriozitetet më të çuditshme në futboll

02.04.2021 - 21:24

Vitet kalojnë, futbolli ndryshon, por ai mbetet sërish sporti më i bukur në botë. Reformohen rregullat, ndryshojnë lojtarët dhe historia e klubeve, por ajo që nuk mungon kurrë është paparashikueshmëria e tij.

Futbolli është një spektakël jo vetëm për atë që ofron shpesh në fushë, por edhe për prapaskenat apo absurditet që ndodhin me protagonistët e tyre jashtë fushave. Më poshtë po ju njohim disa nga kuriozitetet dhe statistikat më të habitshme…

–Tomaso Berni, ish-portieri i tretë i Interit, deri në sezonin e kaluar, ishte pjesë e zikaltërve për shtatë vite, gjatë të cilave koleksionoi më shumë kartonë të kuq (2 nga stoli) sesa prezenca (zero).

–Niklas Bendtner, i cili luajti në huazim për një vit te Juventus (sezoni 2012-2013) nuk shënoi asnjë gol, ndërsa në atë vit Francesco Totti festonte 250 realizimet në karrierë. Gjithsesi, në Serie A danezi numëron të njëjtën kuotë titujsh (1) me legjendën e Romës.

–Kombëtarja e Indisë, u kualifikua për në Botërorin e vitit 1950, por më pas hoqi dorë, pasi nuk iu lejua të luante zbathur (pa atlete) në këtë turne.

–Jorg But, ish-portieri i Bayern Munchen, por edhe i Hamburg e Leverkusen, është i vetmi në histori që ka mundur t’i shënojë Juventusit tre gola, me tre fanella të ndryshme (me tre skuadrat e mësipërme). Që të tre në Ligën e Kampioneve, nga pika e penalltive.

–Gavin Stocks, në vitin 2004, shënonte golin më të shpejtë të historisë së futbollit. Lojtarit të skuadrës së Marihill, në kampionatin diletant të Skocisë perëndimore, iu deshën vetëm 2.1 sekonda për të dërguar topin në rrjetë nga mesi i fushës, pas rënies së bilbilit për nisjen e lojës.

–Josip Simuniç, ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, është i vetmi në histori që është ndëshkuar tri herë me karton të verdhë brenda një ndeshjeje (në Botërorin gjerman të vitit 2006, kundër Australisë), por arbitri anglez Graham Poll e dërgoi në tunel, vetëm pas të verdhës së tretë.

–San Marino, e habitshme apo jo, ia ka shënuar Anglisë golin më të shpejtë të historisë së eliminatoreve. Por, edhe pse kaloi në avantazh pas 8.1 sekondash, në fund u mposht 7-1.

–Cris Nikol, ish-lojtari i Aston Villa, në një duel të vitit 1976 kundër Leicester, është i vetmi në botë që ka shënuar 4 gola në një ndeshje, ndonëse takimi përfundoi në barazim 2-2 (dy gola për ekipin e tij dhe dy autogola).

–Jerome dhe Princ Boateng kanë qenë vëllezërit e parë në një Kupë Bote që sfiduan njëri-tjetrin me dy kombëtare të ndryshme (njëri me Gjermaninë, tjetri me Ganën).

–Një mbrëmje Krishtlindjesh gjatë Luftës së Parë Botërore, ushtarët anglezë dhe gjermanë u bënë shokë për një ditë dhe vendosën të organizojnë një ndeshje futbolli, pas së cilës festuan dhe u dehën së bashku.

–Fiorentina-Pistoiese, ndeshja e 27 tetorit 1954, është i vetmi takim që u ndërpre, si rrjedhojë e faktit se në pjesën e dytë, më shumë se 10 mijë tifozë nisën të drejtojnë gishtin, të bindur se kishin parë një UFO të lëvizte në qiellin mbi stadium. Nga paniku, ndeshja u ndërpre.

–Sebastian Giovinco, në kohën që luante te Juventus, i shënoi Cagliarit me numrin 12 mbi shpinë; në minutën e 12 të ndeshjes, më datë 12/12/ 2012. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ky gol përkoi që ishte i 12-ti në karrierën e tij me bardhezinjtë. Çmenduri!

–Stevan Jovetiç ka shënuar 35 gola me bluzën numër 8 të Fiorentinës në Serie A dhe 8 gola me bluzën 35 të Manchester City në Premier League.

–Kombëtarja e Italisë nuk ka humbur kurrë përballë Gjermanisë në kompeticionet zyrtare (duke përjashtuar lotarinë e penalltive).

–Martin Palermo, ish-sulmuesi i Argjentinës, është i vetmi që ka humbur tre penallti brenda 90 minutave lojë.

–Gjatë ndeshjes Francë-Kuvajt, në Botërorin spanjoll të vitit 1982, sheiku Al-Sabah zbriti në fushë, i irrituar pas një goli të shënuar nga Franca, nga Zhires, pasi sipas tij, nuk ishte i rregullt. Dhe arbitri ukrainas, Miroslav Stupar, ekthehu pas vendimin.

–Sa herë që finalja e Ligës së Kampioneve luhet më datë 22 maj, fiton gjithmonë një skuadër italiane.

–San Marino e gjeti golin e parë në transfertë ndaj Lituanisë, 14 vite pasi ishte bërë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s.

–Zlatan Ibrahimovic nisi karrierën e tij në radhët e Balkan. Skuadra e tij po humbte 4-0, por me të zbritur në fushë, ai shënoi tetë gola dhe takimi u mbyllur me fitoren e Balkan 8-5.

–Zlatan Ibrahimovic është futbollisti i vetëm që ka shënuar në Champions me 6 skuadra të ndryshme (Ajax, Juventus, Inter, Milan, Barcelona dhe PSG).

–Klauzola më e madhe e prishjes së një kontrate aktualisht i përket Karim Benzema dhe Real Madrid: 1 miliard euro.

–Alberto Paloschi, në debutimin e tij me Milan (viti 2007) kundër Sienës ishte 18 vjeç, zbriti në fushë në minutën e 18-të dhe realizoi pas 18 sekondash.

–Në vitin 2013, spanjollët e Betisit blenë futbollistin Sedrik Mabvrati për shifrën e 1 euroje e 20 qindarkave.

–Lionel Messi është i vetmi që ka shënuar më shumë se 90 gola në një vit diellor (91 gola në vitin 2012, mes klubeve e kombëtareve)

–Milani i holandezëve dhe i Fabio Capello është skuadra që ka regjistruar serinë më të gjatë të pathyeshmërisë në Serie A, me 58 takime pa njohur humbje.

–Në vitin 2015, Arsenali duhej të luante në Norëich. Qyteti ishte vetëm pak kilometra larg, por trajneri Arsen Ëenger këmbënguli që udhëtimi të bëhej me avion dhe zgjati vetëm 14 minuta.

–Keith Gillispai, ish-lojtari i Sheffield United, në janarin e vitit 2007, morri kartonin e kuq më të shpejtë të historisë. Sa? Zero sekonda. Sapo zbriti në fushë në minutën e 53-të dhe ndërsa pritej të kryhej një rivënie anësore, Gillispai i afrohet lojtarit të Riding, Stefen Hant dhe e godet me grusht në mënyrë të pashpjegueshme. Rezultati, karton i kuq pas zero sekondash dhe sherr masiv në fushë.

–Peter Schmeichel, ish-portieri i Manchester United, u shpall kampion Anglie më 2 maj të vitit 1992, kur ishte 29 vjeç. Por edhe djali i tij, Kasper Schmeichel, në 2 majin e 2016-ës, në moshën 29-vjeçare u shpall kampion me Leicester në Premier League.

–Robert Prosinecki është futbollisti i vetëm që ka realizuar në dy botërorë të ndryshëm, me dy kombëtare të ndryshme (Jugosllavinë dhe Kroacinë).

–Rafael Benitez është i vetmi trajner i historisë që ka fituar Ligën e Europës dhe Champions në dy vite radhazi, me dy skuadra të ndryshme.

–Kampionati i ishujve Shelley është i përbërë nga vetëm 2 skuadra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN