MENU
klinika

Arsyeja

Kurti: Nuk do ta merrja i pari vaksinën, nëse…

02.04.2021 - 10:49

Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit, ka folur edhe për marrjen e vaksinës antiCOVID-19.

Kurti ka thënë se po të ishte vaksina e Pfizer apo Moderna nuk do ta merrte i pari.

“Sa i përket vaksinës, po të ishte vaksina Pfizer apo Moderna unë nuk do ta merrja, por vetëm pse ishte AstraZeneca e cila ka një reputacion të lënduar sot në botë, kam konsideruar që është e udhës ta marr i pari vaksinë, dhe kurrfarë synimi tjetër për të privilegjuar vetën apo për të qenë thjesht i pari nuk ka pasur”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se po të ishte një brend tjetër i vaksinës nuk do ta bënte atë të parin si marrës të vaksinës.