MENU
klinika

Krerët e partive të Unionit janë mbledhur në Berlin për të kërkuar përgjigje...

Kush do të jetë kandidati i partive CDU/CSU për kancelar?

11.04.2021 - 11:44

Krerët e partive të Unionit CDU/CSU janë mbledhur në Berlin për të kërkuar përgjigje në disa çështje të rëndësishme. Një prej tyre është se cili do të jetë kandidati për kancelar – Laschet apo Söder.

Krerët e partive CDU dhe CSU kërkojnë që çështja e kandidatit për kancelar në zgjedhjet e ardhshme nga partitë e Unionit të zgjidhet sa më parë. “Ne kemi një interes të madh që kjo çështje të vendoset sa më parë”, deklaroi shefi i deputetëve të partisë CDU në Bundestag Ralph Brinkhaus, në prag të fillimit të konsultimeve të krerëve të këtyre partive. “Mendoj se sonte në darkë do të jemi një hap më afër vendimit për kandidaturën”, theksoi ai. Ndërsa shefi i deputetëve të partisë CSU në Bundestag

Alexander Dobrindt theksoi: “Ka ardhur koha që të vendoset dhe besoj se brenda dy javësh do të kemi një vendim”.

Deutschland Köln 2020 | Markus Söder, MP Bayern & Armin Laschet, MP Nordrhein-Westfalen

Laschet apo Söder?

Në këshillimet e sotme do të marrin pjesë edhe dy krerët e partive – kryetari i CDU-së Armin Laschet dhe kolegu i tij nga CSU Markus Söder. Brinkhaus tha se ai e ka të qartë se pritjet janë që në këtë takim “të ndodhë diçka”. Por fillimisht duhet të bisedojmë me krerët e këtyre partive, pra Laschet dhe Söder. “Duhet të bisedojmë për linjat e veprimit në të ardhmen”.

Në këtë takim është prezente edhe kancelarja Angela Merkel (CDU), e cila ka vendosur që pas 16 vjet qeverisjeje në postin e kancelares, të mos kandidojë prapë.

Söder do të kandidojë?

Në hyrje të Bundestagut, kryetari i CSU dhe kryeministri i Bavarisë, Markus Söder la të kuptohet si ai do të kandidojë për postin e kancelarit. “Kohëra interesante. Ose siç thuhet tek ne në Bavari – të shikojmë njëherë e pastaj do të shohim”.

Deutschland Münster 2019 | Markus Söder, MP Bayern & Armin Laschet, MP Nordrhein-Westfalen

Brinkhaus deklaroi më parë se tani është koha “të gjejmë zgjidhjet më të mira për vendin dhe për partitë”. Sipas tij, partitë tjera do të ishin të lumtura, po të kishin mundësi të këtilla. Ndërsa Dobrindt tha se përzgjedhja e kandidatit është një “proces”, me të cilin duhet të merremi në mënyrë intensive. Por edhe ai pranoi se kjo çështje duhet të vendoset së shpejti. Edhe Laschet mendon se vendimi duhet të merret shpejt.

Mendimet janë të ndara se cili prej kandidatëve është më i përshtatshmi. Por besohet se pas këshillimeve të sotme do të dihet diçka më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Heqja e koalicioneve bie ndesh me kërkesën e Bundestagut”

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU apel Shqipërisë