MENU
klinika

Situata alarmante

Ky shtet rrezikohet nga vala e katërt e Covid-19!

06.04.2021 - 10:04

Autoritetet shëndetësore japoneze janë të shqetësuar se variantet e koronavirusit po e çojnë vendin drejt një vale të katërt pandemie.

Situata më e keqe paraqitet në Osaka, ku infeksionet shënuan rekorde të reja javën e kaluar, duke bërë që qeveria rajonale të vendosë sërish masat për një muaj.

Varianti anglez është bërë më dominuesi në Osaka duke u përhapur më shpejt dhe duke mbushur shtretërit e repartet intensive.

Një raport i Ministrisë së Shëndetësisë tregoi 678 raste të varianteve nga Britania, Afrika e Jugut dhe Brazili ishin zbuluar në të gjithë vendin dhe në aeroporte ku rastet më të shumta u rregjistruan në Osaka dhe prefekturën Hyogo.

Japonia ka shpallur dy herë një gjendje të jashtëzakonshme që mbuloi pjesën më të madhe të vendit vitin e kaluar, menjëherë pas Vitit të Ri teksa vendi u godit nga vala e tretë dhe më vdekjeprurëse e pandemisë.

Ndërkaq këtë vit Tokio do të çelë siparin e Lojërave Olimpike Tokio 2020. Hapja e tyre do të bëhet më 23 korrik dhe do të zgjasë deri në 8 gusht.

Vendimi për të ndaluar pjesëmarrjen e publikut të huaj është marrë për shkak të rritjes së infektimeve. Aktualisht Japonia numëron 482,867 të infektuar dhe 9221 kan humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

 

REMOTE_ADDR:[]
Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës