Policia e Fierit ka vendosur në pranga një të ri, e ka proceduar penalisht 2 të tjerë.
Kjo pasi shtetasit 34-vjeçarit Taulant Cani është kapur në flagrancë me 210 fara kanabis, që dyshohet se do ia shiste shtetasve E.C., 33 vjeç dhe E.B., 34 vjeç të dy banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Fier
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Divjakë një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen fara kanabisi, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune hetimore disa mujore, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit T. C., 34 vjeç, banues në Dushk, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”
Gjatë ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plugut”, 34-vjeçari T. C., duke drejtuar automjetin tip “Opel” është kapur nga shërbimet e Policisë me 210 fara kanabisi me vete të cilat i kishte bërë gati dhe dyshohet se do tja shiste shtetasve E. C., 33 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve hetimore, u proceduan penalisht edhe shtetasit E. C., dhe E. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.