MENU
klinika

U shoqërua në lidhje me protestën e kontrollorëve të trafikut ajror

Lirohet ish-drejtori i Aviacionit Civil

09.04.2021 - 08:50

Ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj është lënë i lirë pas disa orësh marrje në pyetje në polici. Sulaj u mor në pyetje në policinë e Tiranës, ku sqaroi rrethanat e komunikimit me të ndaluarit, kontrollorët e Albcontrol, sepse rezultonte të kishte komunikime me ta.

Aktualisht në paraburgim qëndrojnë tre kontrollorët Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

Kujtojmë se greva e kontrollorëve të AlbControl solli paralizim të punës në Rinas, ku u bllokuan fluturimet ajrore në të vetmin aeroport ndërkombëtar që ka vendi ynë. Protesta e kontrollorëve erdhi pas vendimit për përgjysmim të rrogës së tyre.

Ndërkohë pas dy ditësh bllokim, sot është njoftuar se rinis puna në aeroportin e Rinasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN