MENU
klinika

Premier League, Java 31

Liverpool përmbys dhe “futet” në Champions

10.04.2021 - 17:10

Intrigohet shumë lufta për vendet në kupat e Europës në Premier League. Liverpool ka marrë një fitore të vuajtur 2-1 kundër Aston Villa-s dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e katërt të renditjes.

Sfida e “Anfield Road” është vendosur në minutën e 91-të nga një super gol i Trent Alexander-Arnold, një nga lojtarët më të kritikuar gjatë javës pas humbjes 3-1 të pësuar në Champions League kundër Real Madrid.

Watkins ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 43-të, ndërsa Salah ka realizuar golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 57-të. Gjithsesi, renditja është e përkohshme, në pritje të rezultateve të ndeshjeve të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN