03.04.2021 - 14:55
Në ditën e sotme janë zhvilluar ndeshjet e Kategorisë së Parë sa i përket fazës së Play-Out. Besëlidhja ka fituar pastër ndaj Partizanit B duke ia dalë në shifrat 3-1.
Sa i përket sfidës tjetër të grupit A, Erzeni dhe Oriku u mbyll në barazimin pa gola. Ndërkohë, në grupin B ishte përballja e Lushnjës dhe Flamurtarit që prodhoi 4 gola, por në fund të dyja ekipet janë ndarë me një pikë.
Kategoria e Parë, Grupi A
Besëlidhja-Partizani B 3-1
Dibra 17’, Bushi 58’, Hoxha 66’/ Allmeta 77’
Erzeni-Oriku 0-0
Kategoria e Parë, Grupi B
Lushnja-Flamurtari 2-2
Qoshku 45’+1 / Aliaj 15’, Diamanti 61’
Turbina-Elbasani 1-0
Daci 2’