MENU
klinika

Ngërçi që shkaktoi deklarat e ministrit të drejtësisë

Mali i Zi/ Vetëm pak muaj në pushtet rrezikohet të bjerë qeveria

15.04.2021 - 12:41

Ngerci që shkaktoi ministri malazez i Drejtësisë, Vladimir Leposavic me mohimin e gjenocidit të Srebrenicës, rrezikon të sjellë shpërbërjen e qeverisë të krijuar vjeshtën e kaluar pas një ndryshimi historik pushteti.

Tani për herë të parë në Ballkan, një mohim i tillë ka shkaktuar një krizë të rëndë politike. Leposavic, pati thënë në muajin mars në parlamentin e Podgoricës se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, vetëm nëse kjo “konfirmohet qartë”.

Ai tha se ICTY nuk e ka legjitimitetin për të bërë një gjë të tillë, për shkak të gjoja injorancës së Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e bëra kundër serbëve. Deklaratat e ministrit janë kthyer në provën e parë të zjarrit për qeverinë e reformuar që ndodhet vetëm katër muaj në pushtet, thotë DW. Indinjata e partnerëve të koalicionit, partive të opozitës dhe pjesëve të publikut malazez është e madhe. Kritika të ashpra patie edhe nga diplomatët e huaj. Kryeministri Zdravko Krivokapiq i kërkoi Leposavicit që të jepte dorëheqjen, por ministri refuzoi. Tani vendimin për shkarkimin e tij duhet ta marrë parlamenti.

Problemi është se për këtë nuk ekziston shumica brenda koalicionit. Krivokapic foli për një përpjekje për “të rrëzuar qeverinë nga brenda”, duke treguar me gisht disa partnerë të koalicionit që janë nacionalistë të djathtë, pro serbë. E qartë është se fjalët e Leposaviqit, e kanë kthyer vendin në “fushë të minuar”, siç shkruante kolumnistja Ratka Jovanović-Vukotić e të përditshmes “Vijesti” (Lajmet). Aktualisht është krejtësisht e paqartë nëse kryeministri Krivokapiq, ministrat e tij dhe partitë që janë pjesë e koalicionit reformues do të gjejnë një rrugëdalje nga kjo dilemë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Agon Maliqi/ "Nëse nuk dëshiron të dënojë një brez tjetër rajoni duhet të..."

Fatalizmi në Ballkan rrezikon të kthehet në një profeci vetëpërmbushëse