MENU
klinika

covid-19

Manastirliu: Dy ditët e ardhshme vijon vaksinimi masiv në grupmoshën mbi 60 vjeç

10.04.2021 - 09:20

Dy ditët e ardhshme do të nisë vaksinimi në grupmoshën +60. Lajmin e dha sot ministrja Manastirliu nga Vlora.

“Bëmë një inspektim në qendrën e vaksinimit të Vlorës. Për Qarkun e Vlorës janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera.  Vaksinimit po shkon me ritme shumë të shpejta. Duke filluar nga 2 ditët e ardhshme do të shtrihet vaksinimi masiv në grupmoshën mbi 60 vjeç”, tha Manastirliu.