MENU
klinika

Video

Manastirliu: Më shumë se 200 mijë gjyshe dhe gjyshër janë sot…

14.04.2021 - 09:50

Vaksinimi kundër Covid vijon masivisht në të gjithë vendin tonë tashmë për grupmoshën mbi 60 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mëngjesin e kësaj të mërkure bën me dije se deri më tani janë vaksinuar në total më shumë se 200 mijë të moshuar.

Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga covid19 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Manastriliu.

Në videon e postuar nga ministrja në Facebook, shihen disa të moshuarve të vaksinuar, të cilët shprehen të kënaqur që kanë bërë vaksinën, pasi tashmë ndjehen më të mbrojtur, duke theksuar se nuk i ka shkaktuar asnjë efekt anësor, ndërsa falënderojnë qeverinë.

Ndërkohë një ditë më parë në vend ka filluar edhe vaksinimi i dializantëve dhe të personave që kanë kryer transplante, pranë qendrave të dializës në të gjithë vendin.

Deri më tani, në vend janë kryer 281.216 vaksinime, ku vetëm dje u vaksinuan 13.685 persona.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye