MENU
klinika

Premier League, Java 31

Manchester City nuk fal, prek titullin kampion

03.04.2021 - 19:55

Manchester City prek titullin kampion, pasi ka marrë një tjetër fitore, këtë herë me shifrat 0-2 në transfertën e vështirë ndaj Leicester. Diferenca shkon në 17 pikë dhe tashmë Sitizens thjesht presin 7 javët e mbetura.

Në minutën e fundit të pjesës së parë ishte sulmuesi anglez Jamie Vardy që arriti të dërgojë topin në rrjetë, por anësori ndali festën, duke akorduar një pozicion jashtë loje, ndërsa vendimi i tij u konfirmua në heshtje edhe nga VAR-i.

Sfida u zhbllokua në minutën e 58’, kur mbrojtësi francez Benjamin Mendy, i ndodhur në vendin e duhur brenda zonës së rreptësisë, lëshoi një gjuajtje të menjëhershme me të djathtën dhe dërgoi topin në rrjetën e portës së Schmeichel.

Më pas trajneri Guardiola hodhi në fushë edhe anglezin Sterling, që në minutën e 74-t shërbeu saktë për brazilianin Gabriel Jesus, i cili mposhti për herë të dytë portierin e Leicester dhe vulosi suksesin për “citizens”.

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Manchester City u ngjit në kuotën e 74 pikëve, plot 17 më tepër se United i vendit të dytë, ndërsa Leicester mbetet në vendin e tretë me 56 pikë që i japin komoditet për ruajtjen e një vendi në zonën Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN