MENU
klinika

Moto GP

Marquez në listë për garën e 18 prillit

08.04.2021 - 15:54

Piloti spanjoll Marc Marquez është pranë rikthimit në pistë. Duket se ish-kampioni i botës në Moto GP, i operuar 3 herë gjatë vitit të kaluar (për herë të fundit në dhjetor), është gati të garojë sërish në pistë.

Marquez, më 12 prill, do të kryejë një vizitë të fundit mjekësore në Madrid, për të marrë “OK”-in e mjekëve që e operuan. Spanjolli i Honda synon të jetë në pistë më 18 prill, në garën e tretë sezonale të Moto GP, që zhvillohet në pistën e Portimao-s (Portugali).

Honda kërkon t’i paraprijë këtij rikthimi dhe ka përfshirë Marquez në listën e pilotëve që do të jenë në garën e Portimao-s. Gjithsesi, “fjalën e fundit” do ta thonë mjekët e Moto GP, që më 15 prill do të ballafaqohen me pilotin spanjoll, para se të nisin provat e lira të ditës së premte.

Gara e fundit e Marc Marquez në pistë daton në korrik të vitit të kaluar, kur në garën e parë sezonale të vitit 2020, ai u rrëzua. Më pas tentoi të rikthehej shpejt në pistë, por kjo vetëm sa i përkeqësoi gjërat, pasi ai agravoi shpatullën dhe u operua sërish.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN