MENU
klinika

Prokuroria kërkon burg për të gjithë

Mbërrijnë në gjykatë Arbër Paplekaj!

26.04.2021 - 08:54

Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka mbërritur i pari në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish specialët e RENEA-s apo ish-policët.

Arbër Paplekaj akuzohet për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;

Arjan Hoxha, akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;

Pavlo Vuksani, akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;

Emiljan Prenga akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;

Julian Mataj akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;

Erald Guga akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;

Erjon Demushi akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;

Taulant Ymeri akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;

Roland Xhepa akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;

Nuredin Kasma akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;

Eldjo Beko është arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar në Gjykatën e Elbasanit kërkesën për masën e sigurisë “Arrest me burg” për të gjithë ish-oficerët e përfshirë në Strukturën për ruajtjen e votës të cilët u përfshinë në ngjarjen ku mbeti i vrarë mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani.

Prokuroret e çështjes janë Ritvan Sukaj dhe Alfred Shehu.

Aktualisht i arrestuar është Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim, Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.

Nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan është shpallur në kërkim Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Një tjetër i arrestuar në flagrancë është Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.