MENU
klinika

3.588.860 qytetarë janë në listë...

Mbi 23 mijë të infektuar me Covid nuk do të votojnë

24.04.2021 - 20:32

3.588.860 qytetarë janë në listë për të votuar në 25 Prill, por 23.625 nuk do të mund të ushtrojnë këtë të drejtë pasi janë në kushtet e karantinës si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ekspertët e kanë sqaruar dhe më herët që asnjë infektuar aktiv me Covid-19 nuk mund të dalë nga banesa dhe për më tepër të futet në qendrat e votimit ku ka dhe persona të tjerë.

Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive të gjithë të infektuarit aktiv do të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre.

Peshën më të madhe të personave të infektuar që s’mund të votojnë e ka Tirana me 17882 qytetarë që e përkthyer në mandate, janë thuajse 2 mandate deputetësh.

Pas Tiranës vjen Fieri me 2008 të infektuar aktiv, Durrësi me 876, Shkodra me 731 të infekuar, Korçë me 600 të infektuar dhe Gjirokastra me 565 të infektuar. Më pak votues do të humbasin Vlora, Dibra, Kukësi, Elbasani Berati dhe Lezha.

Në qendrat e votimit nuk parashikohet të ketë masa shtesë për parandalimin e kësaj kategorie por gjithçka do të jetë në ndërgjegjien e qytetarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore

KQZ: Ka përfunduar për gjithë QV-të e 28 KZAZ-ve