MENU
klinika

Tenis

Mbyllet Franca, rrezikon “Roland Garros”

02.04.2021 - 10:55

Turneu prestigjioz i tenisit “Roland Garros”, që zhvillohet në Paris, rrezikon përsëri. Një vit më parë, ky grand slam u shty me 3 muaj si pasojë e pandemisë, për t’u zhvilluar në periudhën shtator-tetor.

Kjo situatë delikate paraqitet edhe këtë vit, me organizatorët që kanë hedhur dyshimet e para në lidhje me turneun më të rëndësishëm të fushave me dhè. Turneu parizien është planifikuar të nisë më 23 maj dhe përfundon më 6 qershor, ndërkohë që nga 1 prilli Franca është bërë e gjitha “zonë e kuqe”.

Kjo ka sjellë edhe dyshimet e para në lidhje me zhvillimin normal të turneut, që mund të zhvillohet pa tifozë, apo të shtyhet sërish në vjeshtë. Drejtori i Roland Garros pohon se nuk ka asnjë shans të turneu të anulohet. Janë disa opsione në tavolinë. Synimi kryesor është që të ketë.

Më e mira e mundshme është 100% me tifozë, por nëse zhvillohet në datat e caktuara, kjo ka pak gjasa të ndodhë. Madje nëse situata nuk përmirësohet, mund të mos ketë fare tifozë. Varianti i dytë është shtyrja për në shtator, ashtu si vitin e kaluar, ku shpresohet që situata të jetë përmisrësuar ndjeshëm dhe deri atëherë Franca ka përfunduar të gjithë procesin e vaksinimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN