MENU
klinika

"Të respektohet rezultati që do të shpallë KQZ"

Mbyllja e votimit/ Soreca: Ndiqni me qetësi e durim numërimin!

25.04.2021 - 18:14

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të ndjekin me qetësi e durim procesin e numërimit të votave, për të cilin shpreson ë të kemi një rezultat deri në mëngjes.

Në një prononcim për mediat, Soreca kërkon që të ketë edhe mirëkuptim për rezultatin e zgjedhjeve që do të shpallet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ambasadori i BE tha se gjatë ditës së sotme ka parë një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve në procesin e votimit, duke shtuar se “mua më është dukur se qytetarët e kanë kuptuar që kjo ka qenë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.”

Soreca: Ka qenë një ditë e gjatë dhe do përfundojë në orën 7. Kemi enë në Tiranë, Peqin, Elbasan, Kavajë, Durrës. Përveç disa problemeve që janë hasur me aparatet që kanë qenë për identifikimin biometrik kemi parë se administrata ka funksionuar pa probleme.

Ekipet dhe skuadrat tona që po vëzhgojnë zgjedhjet do bëjnë atë gjë që po bëj unë këtu. Ne të gjithë informacionin do ia kalojmë misionit, i cili nesër rreth drekës do bëjë vlerësimin paraprak për zgjedhjet.

Sigurisht që mbyllja e votimit dhe dërgimi i materialeve është vetëm fillimi i fundit. Ne do t’i lejojmë komisionet që të kryejnë të gjithë procedurat për mbylljen e procesit, por do të vijojmë me vazhdimin e numërimit, do të vëzhgojmë deri në mëngjes.

Unë nuk do të jap ndonjë vlerësim të gjërave që kemi parë se do jetë misioni që do japë vlerësimin paraprak, por ne në saj të vëzhgimeve do të punojmë në bazë të gjetjeve për Shqipërinë.

Një pjesëmarrje e lartë dhe mua më është dukur se qytetarët e kanë kuptuar që kjo ka qenë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

Po ashtu gjatë ditës kam pasur mundësinë të bisedoja me qytetarë, dhe kam kuptuar e më ka lënë mbresa angazhimi i tyre për të marrë pjesë në votim.

Tashmë është koha që të vazhdojmë me të gjitha punët, dhe të vazhdojmë të ndjekim me qetësi e durim, por edhe të ketë respekt për rezultatin që do të shpallë KQZ.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!