MENU
klinika

Është në pritje të një vajze

Meghan planifikon që ta lindë foshnjën në shtëpinë e saj…

01.04.2021 - 10:25

Meghan Markle po planifikon të lindë në shtëpi fëmijën e saj të dytë me Princin Harry-n.

Dukesha e Sussex do mirëpresë në jetë vajzën e saj në fillim të verës dhe foshnja do të jetë anëtari i parë i familjes britanike që lind në SHBA.

Gjithashtu kur ishte shtatzënë me djalin e saj Archie, Markle dëshironte ta lindte në banesën e tyre në Frogmore Cottage, ku qëndronte me Princ Harry.

Por kur erdhi momenti për ta sjellë në jetë Archie ajo u dërgua në një spital privat në Londër, ku e lindi në orët e para datës 6 maj 2019.

“Plani i Meghan ishte që të lindte në shtëpi Archie,”- tha një burim. “Por mjekët e këshilluan që të shkonte në spital. Por ajo ka një shtëpi të bukur në Kaliforni, dhe është mjedis i këndshëm për të sjellë në jetë vajzën e saj të vogël.”

Markle, 39 vjeç dhe Harry, 36 vjeç, blenë shtëpinë e tyre prej 14.5 milion dollarë në Montecito vitin e kaluar pasi hoqën dorë nga familja mbretërore dhe u transferuan në Kaliforni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN