MENU
klinika

Pas "vizitës virtuale" në Shqipëri!

Mesazhet e Palmerit për zgjedhjet, Doshin, Metën

08.04.2021 - 17:39

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer, zhvilloi këtë të martë një “vizitë virtuale” në Shqipëri, në fokus të së cilës ishin zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, si dhe Reforma në Drejtësi. Ai foli në lidhje direkte me kryeministrin Rama, presidentin Meta dhe kryedemokratin Basha.

Në bashkëbisedimin me krerët e shtetit shqiptar u përmend rëndësia e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 25 prill ndërsa ndër të tjera Palmer mbështeti edhe opinionin e ambasadores Yuri Kim për kandidatët e evidentuar me probleme në listat e partive në garë. Këta të fundit do shqyrtohen me kujdes pasi kandidatët duhet të jenë emra të besueshëm.

Lidhur me “vizitën virtuale” të Palmer, të ftuar në: “Zgjedhje 2021” të moderatorit Alban Dudushi, diskutuan analisti Mentor Nazarko, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Oerd Bylykbashi, politikani Gjergj Bojaxhi dhe gazetari, Genc Burimi:

Mentor Nazarko: Matthew Palmer është shefi i 6 ambasadorëve të Ballkanit dhe është amerikani më i rëndësishëm që merret me Shqipërinë në bazat ditore në Departmentin e Shtetit. Çdo gjë që thotë ambasadorja Yuri Kim merr Aminin e Palmerit. Prioriteti amerikan me Shqipërinë është çelja e negociatave dhe për këtë iu nevojitet sigurisht një proces i rregullt zgjedhor. Jam dakord që qeverisë duhet t’i jenë dhënë këshilla urdhra e kërcënime që të respektojë ato standardet ligjore të rëna dakord për të patur një proces të gjithpranuar. Ashtu si imagjinoj gjithmonë nga ato që janë shenjat e dukshme nisur edhe nga zakoni amerikan, edhe nga analiza në vijimësi i qëndrimeve amerikane për Shqipërinë, që ata duhet të kenë vënë një farë theksi tek respektimi i Kushtetutës. Nuk ishte e rastësishme që në njoftimin zyrtar të ambasadës amerikane kishte një theksim që Palmer foli me të tre dhe iu theksoi rëndësinë e roleve të tyre në përputhje me Kushtetutën. Kush e di gjuhën diplomatike, di që është një ftesë që shkon më shumë për presidentin. Z. Basha nuk është se ka ndonjë problem me Kushtetutën…

Genc Burimi: Mund të ishte edhe për Ramën që nuk e respektoi Kushtëtutën kur e ndryshoi në gusht.

Mentor Nazarko: Padiskutim po nuk jam plotësisht dakord me atë që thua që ata janë me çdo kusht pro Ramës nuk është kështu. Sepse ata janë mësuar që kush fiton, menjëherë e shesin atë që humb dhe merren me fituesin. Dhe tjetër çfarë evidentoj nga theksimi i reformës në drejtësi që u bë qoftë duke ftuar Dvoranin apo takimin virtual që thamë edhe mesazhi që u dha në takimin me gazetarë. Pra iu kërkua aktorëve kryesorë të Shqipërisë, presidentit, zotit Basha dhe Rama që të bëjnë respektimin e ecurisë së reformës në Drejtësi pra edhe kjo ishte një pjesë e cila e koduar do të thotë që edhe zotit Meta iu kërkua luajalitet në raport me çfarë është arritur dhe çfarë pritet të arrihet dhe këtu ishte edhe ajo sfida me Dvoranin. Ka patur një moment që lidhej me çështjen Doshi. Këtu zoti Bylykbashi me të drjetë përdor pak edhe këtë forum për të përsëritur ato që janë mesazhe të rëndësishme për zgjedhjet pasi edhe ligji i dekriminalizimit është meritë e z. Bylukbashi në të cilin nuk shihet penges duam apo s’duam ne për zotin Doshi i cili me gjasë ka një ndalesë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për krimet të supozuara të korrupsionit.

Oerd Bylykbashi: Çfarë kam kuptuar unë është ndalimi nga një shtet i BE nga SHBA, Kanadaja apo Australia, dëbimi dhe ndalimi për të hyrë në një shtet të tillë dhe është shkruar e zezë mbi të bardhë kur është shkruar ligji i dekriminalizimit. Mesa kam dëgjuar dhe z. Palmer por edhe nga ambasada e SHBA vendimi për përcaktim që merret për dy raste krime kundër njerëzimit dhe korrupsion substancial është nga vendimet më të forta. Madje thuhet se është më e lehtë të dënohesh me dënim kapital në një gjykatë të SHBA sesa të marrësh këtë vendim nga sekretari. Zoti Palmer tha se bëhet një hetim rigoroz sa i përket të dhënave dhe nëse arrihet në atë pikë që mesa duket është konfirmuar edhe në gjykatën australiane do të thotë që kanë gjetur shkelje të rënda që për SHBA janë inters shumë i lartë. Që do të thotë dhe individi që merr këtë lloj damke nuk mundet të hyjë në Shtetet e Bashkuara përjetë dhe neni 4 për ligjin e dekriminalizimit thotë: Ndalim për të marrë një funksion publik për personat e dëbuar nga një nga këto 4 vende, BE, SHBA, Kanada dhe Australi zgjat jo më pak se 10 vjet.

Genc Burimi: Tom Doshi nuk është problem për shqiptarët. Problemi në Shqipëri është se mund të ndodhë i njëjti skenar si po ndodh në Bullgari ku asnjë parti nuk ka marrë shumicën dhe më 26 prill të treja partitë PD, LSI, PS nuk kanë shumicë dhe Palmer ju detyron që të bëni një koalicion. Palmer e sheh Shqipërinë si “hallkë globale” nuk e sheh PD, LSI, PS. Ne jemi një shtet shumë i vogël më pak se 3 milion banorë dhe për amerikanët jemi një shtet anti-rus kjo iu shërben atyre. Pra a e pranoni koalicionin me Ramën?!

Oerd Bylykbashi: Kushtetuta e ka zgjidhur këtë pjesë… Partia ose koalicioni ku kriteri bazë është numerik, numri i mandateve më i madh, jo domosdoshmërisht 71, mjafton që një grupim të ketë më shumë sesa një parti apo një koalicion tjetër dhe i lind e drejta për të propozuar kryeministrin. Jo domosdoshmërisht për të formuar qeverinë se qeveria po në atë nen zgjidhet me votim në parlament. E ka zgjidhur këtë gjë neni 96 kështu që mbyllen këto lloj spekulimesh.

Mentor Nazarko: Tek çështja Doshi në fakt Palmeri, si e kam parë unë, amerikanët kur vendosin që të bëjnë presion për diçka e shkallëzojnë procesin në mënyrë rritëse… Në fillim thonë, ata personat që janë te lista pastaj thonë, njëri që është me pozitë dominante në treg, pastaj thonë ai i Shkodrës, pastaj e tregojnë me emër. Rastin konkret Palmer tha vetëm që ambasadorja ka folur në mënyrë të besueshme dhe nuk përdori nominalisht emrin e Doshit. Pavarësisht ligjit për dekriminalizimin në opozitë apo në qeveri janë edhe të tjerë që mund të kenë bërë krime korrupsioni pavarësisht se nuk janë te lista e zezë por fokusimi te Doshi është për shkak të peshës së tij eventuale elektorale me blerje, pa blerje me ndikim.

Oerd Bylykbashi: Deklaratat e SHBA janë të lidhura me parimin e ligjit që institucionet demokratike duhet të jenë të pastra dhe të tillë persona që kanë problememe me krimin, korrupsionin nuk duhet të jenë në poste drejtuese vendimmarrëse.

Gjergj Bojaxhi: Krimet ndaj x personi janë të konfirmuara në gjykatë dhe nëse ka një vendim gjykate që z. Doshi në këtë rast është i dënuar në Australi, si çdo shqiptar tjetër dhe kandidat që është përpjekur të rikandidoj është shkarkuar. Nëse ka një vendim gjykate është normale t’ia mohosh të drejtën të kandidojë dhe nuk ka rëndësi nëse është dënuar në Itali, në Shqipëri apo në Amerik… Mjafton të jesh dënuar nga një gjykatë. Çështja është që procesi që bën Departamenti i Shtetit mund të jetë shumë rigoroz por nuk është proces transparent ne nuk dimë asgjë dhe duhet ta deklarojnë rezultatin. Por që t’i mohoet e drejta e rikandidimit…sepse departamenti i një shteti e deklaron këtë person “non grata” mendoj që nuk shkon. Është qesharake që një njeri i cili ka gjithë këto vite që bën biznes në Shqipëri që ka kompani që paguan taksa etj, tani të themi që ky është super-krimineli. Atij i lihet legjetimiteti i bizneseve por i hiqet e drejta e kandidimit. Doshi kandidon se ka pavarsi nga Rama se çfarë kërkesash do t’i bëjë qeverisë nesër kushdo që të jetë me mandatin që ka është tjetër gjë, sa të moralshme apo jo të moralshme këto kërkesa janë dhe çfarë do shkëmbehet nuk i dihet. Mendoj se Ramës nuk i pëlqen ta ketë ose të detyrohet të bëjë koalicion me Doshin sepse mund ta ketë koston më të lartë se çdo Rama, por t’i mohsh të drejtën e kandidimit…

Oerd Bylykbashi: Vendimi për t’i mohuar të drejtën e kandidimit është marrë për shkak të një krimi që e thotë ligji. Dhe ky ligj ka kaluar testin e gjykatës Kushetuese është hartuar mbi bazën e jurisprudencës së gjykatës së Strasburgut dhe mbi bazën e një opinioni të detajuar nga komisioni i Venecias, është miratuar me Konsensus mbasi u ndryshua…

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN