Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca me një mesazh në faqen zyrtare në Facebook thotë se ndërsa shqiptarët zgjedhin sot parlamentin e ri që do i qeverisë në 4 vitet e ardhshme, “BE-ja 🇪🇺 qëndron pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë 🇦🇱 në ditën e zgjedhjeve”.
Sipas Sorecës, delegacioni i BE-së dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE dhe Zvicrës kanë në terren 50 skuadra për të ndjekur procesin e votimit dhe atë të numërimit.
Mesazhi në rrjetet sociale:
#DitaeZgjedhjeve
Qytetarët shqiptarë votojnë sot për Parlamentin e ri. Delegacioni i BE-së dhe ambasadat e shteteve anëtare 🇪🇺 dhe #Zvicrës 🇨🇭 kanë në terren 50 skuadra për të ndjekur procesin e votimit dhe atë të numërimit.
#BE-ja 🇪🇺 qëndron pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë 🇦🇱 në ditën e zgjedhjeve.