MENU
klinika

Karantina për emigrantët nga Greqia

Meta bën apel: Urgjent të hiqet! Përdorim politik për përfitime elektorale nga…

21.04.2021 - 12:18

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp u shpreh se ndalimi i votimit të emigrantëve që vijnë nga Greqia në zgjedhjet e 25 Prillit përbën në akt të dhunshëm dhe diskriminues.

Kreu i shtetit tha se arsyeja e kufizimit të emigrantëve për votimet si shkak i masave antiCovid, janë pretekste të pa bazuara shkencërisht.

“Arsyetimi i ndalesës dhe i diskriminimit të mijëra bashkatdhetarëve tanë për të marrë pjesë në votime për shkak të pandemisë është pretekst fals i pa bazuar shkencërisht, absurd dhe një përdorim politik dhe i paskrupullt për përfitime elektorale nga situata e pandemisë nga ana e partisë-shtet”- tha Meta.

Gjatë fjalës së tij, Meta iu drejtua institucioneve që të heqin menjëherë këtë masë kufizuese pasi cenon të drejtën e qytetarëve për të votuar.

“I bëj apel urgjent qeverisë, Komitetit të Ekspertëve të manipuluar dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të heqë menjëherë këtë ndalesë që përbën një dhunim flagrantë të Kushtetutës duke penguar të drejtën e qytetarëve tanë për të votuar dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitim në drejtimin e vendit”- shpreh Presidenti.

Kujtojmë që më herët Komiteti Ekspert në një dalje për mediat në kuadër të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e infektimit nga Covid-19, vendosën karantinë të detyrueshëm për 14 ditë për çdo emigrantë që hyn në Shqipëri.

Pjesë nga konferenca e Presidentit.

“Tani kemi një çështje tjetër, se do të kemi vazhdimisht çdo 2-3 orë me fakte me dokument, me video me të gjitha gjërat në shërbim të çështje së zgjedhjeve.

Të nderuar qytetarë, ndalimi i votimi të emigranteve tanë nga Greqia në zgjedhjet e 25 prillit përbën një akt të dhunshëm, barabar, diskriminues dhe antikushtetues të ndalimit të së drejtës të sanksionuar në Kushtetutë për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur që duhet ta gëzojë çdo shtetas i Republikë së Shqipërisë në moshën 18-vjeç.

Arsyetimi i ndalesës dhe i diskriminimit të mijëra bashkatdhetarëve tanë për të marrë pjesë në votime për shkak të pandemisë është pretekst fals i pa bazuar shkencërisht, absurd dhe një përdorim politik dhe i paskrupullt për përfitime elektorale nga situata e pandemisë nga ana e partisë Shtet. Kjo është farsa dhe dështimi i turpshëm i gjoja përpjekjeve për përfshirjen e diasporës dhe emigranteve tanë në votime, të cilët jo vetëm që nuk po përfshihem atje ku jetojnë por po u ndalohet edhe e drejta për të ardhur në atdhe dhe për të votuar.

Kë të besojmë ne Komitetin politikë të partisë-shtet që zbaton qorrazi urdhrat e diktatorit në largim dhe që fsheh nga statistikat rreth 10 mijë vdekje të shkaktuar nga Covid apo Qendrën Kombëtare të kontrollit të sëmundjeve të Amerikës, një autoritetet shkencor i padiskutueshëm botëror i cili u shpreh qytetarët e infektuar me Covid si dhe ata të ekspozuar ndaj tij mund të votojnë lirshëm dhe pa kufizim duke u paraqitur personalisht në qendrat e votimit, ky udhëzim u zbatua në zgjedhjet Presidenciale.

Ky qëndrim i kësaj qendre është qëndrimi i vetëm teknik në ekzekutiv për këtë çështje, pra profesional shkencor dhe së fundi i bëj apel urgjent qeverisë, Komitetit të Ekspertëve të manipuluar dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të heqë menjëherë këtë ndalesë që përbën një dhunim flagrantë të Kushtetutës duke penguar të drejtën e qytetarëve tanë për të votuar dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitim në drejtimin e vendit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kryetari i bashkisë së Fierit do futet në burg”

Presidenti Meta porosit kandidatët e LSI: Kontaktoni me Gramoz Ruçin dhe…