Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku është shprehur se edhe nëse Rama i merr 71 mandate pa cënuar zgjedhjet e lira, ai nuk do ia jpë firmën për kryeministër.
Meta tha në Syri Tv se do t’i dorëzojë dorëheqjen Ramës dhe do të dalë në boulevard, pasi e respekton vendimin e popullit.
“Deri tani zgjedhjet janë cënuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në boulevard dhe ia lë zyrën atij”, tha Meta.