MENU
klinika

Ashpërson tonet ndaj Ramës

Meta: Më 25 prill kushdo mund të bëhet kurban por…

10.04.2021 - 11:03

Nga Fieri ku dekoroi sot artistë të këtij qytetit, Presidenti i Republikës Ilir Meta i ktheu përgjigje kryeminsitrit Edi Rama lidhur me zhvillimet në aeroportin e Rinasit. Meta foli me tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë ndërsa tha se në 25 prill kushdo mund të bëhet kurban, por demokracia kurrë jo.

“Së pari ka patur vaksina plot nëpër depo, kjo është një shpikje, ai nuk ka këtë shqetësim, cështjen mund ta kishte zgjidhur prej muajsh. Edhe lajmet për marrjen nga ushtria të kullës e bëri jo vetëm për të frikësuar qytetarët.

Ta ketë të qartë se ai është mësuar të korruptojë edhe burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë, që edhe ato nga halli e pamundësitë bëjnë ndonjëherë diçka që kurrë nuk do të donin ta bënin në jetën e tyre. Burra me vese që turpërojnë familjet e tyre, fëmijët e tyre, vendin e tyre por duhet ta dinë që në 25 prill do marr përgjigjen nga vajzat e Vlorës, Fierit, Durrësit, Tiranës e gjithë Shqipërisë e mbi të gjitha nga nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në shtëpitë e tyre të zbrazura nga fëmijët. o marrë përgjigjen në mënyrë më demokratike dhe më civile më 25 prill nga populli shqiptar. Një gjë është e sigurtë më 25 prill kushdo mund të bëhet kurban por demokracia kurrë nuk mund të bëhet kurban.” u shpreh Meta.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!