Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta paralajmëron se mund të nënshkruajë një dekret në rast se i duhet për të mbrojtur zgjedhjet e 25 prillit.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje prokurorëve e gjyqtarëve që të zbatojnë ligjin për zgjedhjet e 25 prillit, ose populli do i arrestojë në flagrancë.
Meta thotë se kriminelët më të rrezikshëm janë ata të veshur me unfiromë, prandaj ai kërkon që gjyqtarët e prokurorët mos bëhen palë dhe të qëndrojnë larg ndikimeve politike.
STATUSI NGA ILIR META
Kriminelët janë kudo të rrezikshëm.
Por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë.
Prandaj thirrini mendjes, zbatoni ligjin, qëndroni larg ndikimeve politike, mos u bëni palë dhe ruani integritetin e detyrës.
Përmbushni detyrën pa asnjë vonesë dhe mos e detyroni Popullin t’ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit, që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar.
Presidenti i Republikës është gjithmonë me Kushtetutën dhe Sovranin.
Presidenti i Republikës është gjithmonë gati për të marrë përgjegjësinë për çdo Dekret në mbrojtje të Zgjedhjeve, Demokracisë dhe Popullit nga dhuna e oligarkisë!
Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë. 🇦🇱