Gjatë qëndrimit në Elbasan, Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me ambasadorin e Austrisë Christian Steiner. Në një postim në facebook, ndërsa ndan foto nga takimi, Presidenti Ilir Meta shkruan se prania e madhe e vëzhguesve ndërkombëtarë në qendrat e votimit është shumë e rëndësishme për integritetin e procesit të votimit, ndërsa apelon qytetarët shqiptarët të marrin pjesë në votime.
“Një takim i ngrohtë në Elbasan, me Ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner në këtë Ditë të Festës së Demokracisë. Prania e madhe e vëzhguesve ndërkombëtarë në qendrat e votimit është shumë e rëndësishme për integritetin e procesit të votimit. VOTONI! VOTONI! VOTONI!”- shkruan Meta.