Presidenti i Republikës, Ilir Meta paralajmëroi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që të distancohet nga urdhërat e qeverisë. Meta tha se Rama nuk do e mbrojë dot, prandaj duhet ta marrë seriozisht situatën.
Ilir Meta: Ky është burimi i tensionit në Shqipëri; Edi Rama. Do të blejë edhe njëherë votat. I tha Damianit duam tërmet edhe në Vlorë. Provoje tërmetin!
I bëj thirrje ndërkombëtarëve që të jenë më parimorë dhe të reagojnë në kohë. Nëse nuk do kishim toleruar shkeljen e 5 qershorit, situata do të kishte qenë më e mirë. Nuk do kishte ndodhur plagosja në Kavajë. Nëse do kishin reaguar dhe të dënonin sulmin, nuk do të kishte ndodhur as vrasja në Elbasan.
Ardi Veliu ta marrë seriozisht se Edi Rama nuk të mbron dot. Nuk mbron dot veten. Do thotë isha i çmendur. Do na e vërë ne fajin. Do të ketë ligj special. Lufta kundër korrupsionit do të jetë e pamëshirshme. Tani kam një takim me misionin e OSBE-së. Do flasim përsëri.