MENU
klinika

Pas vizitës në Kosovë

Ministri i Jashtëm gjerman shkon në Serbi

23.04.2021 - 07:34

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, pas vizitës në Kosovë, ka udhëtuar drejt Serbisë. Maas në aeroportin e Beogradit është pritur nga homologu i tij serb, Nikola Selakovicc, shkruan Tanjug.

Ai në Prishtinë është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Tema të diskutimit ishin vaksinat anti COVID, dialogu Prishtinë-Beograd dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN