MENU
klinika

Studimi

Mjeku jep lajmin e mirë: Asnjë vdekje nga riinfektimi, vetëm 1…

01.04.2021 - 11:18

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, nxjerr të dhënat e një studimi mbi riskuin e riinfektimit me koronavirus.

Mjeku thekson se studimi sjell lajme të mira, teksa nga ka pasur asnjë vdekje nga riinfektimi dhe vetëm një rast shtrimi në spital.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Mesazhi i Alimehmetit:

“Natyrës i besoj për shkak të ligjeve të qëndrueshme…”
Cit.: Robert Browning (1812-1889)
✅ Lajme të mire mbi riskun e reinfektimeve miqtë e mi!
🇧🇭 Një studim madhor u krye në Qatar dhe vlerësoi gjasat e reinfektimeve në këtë shtet me intensitet të lartë të epidemisë, ku vlerësohet që mbi gjysma e popullatës e ka kaluar infeksionin brenda vitit 2020.
📃 Studimi i kryer nga Universiteti Cornell (Qatar) në bashkëpunim me Qendrën e OBSH-së për Analizimin e Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, u publikua në revistën Clinical Infectious Diseases (Oxford) që më 14 dhjetor 2020.
📃 Në total, 133.266 raste me COVID-19 të konfirmuar u morrën në studim.
📃 Reinfektimet:
👉 243 raste (0.18%) me test pozitiv ≥45 ditë pas testit të parë pozitiv, nga të cilët:
👉 35 raste (0.026%) me evidencë të fortë për reinfektim,
👉 19 raste (0.014%) me evidencë të mirë për reinfektim,

👉 26 raste (0.02%) me njëfarë evidence për reinfektim, dhe
👉 163 raste (0.12%) me evidendë të dobët për reinfektim.
📃 Nga 54 rastet me evidencë të fortë ose të mirë për reinfektim:
👉 23 raste (42.6%) u zbuluan në qendra shëndetësore (sugjeron praninë e simptomave).
👉 31 raste (57.4%) u zbuluan rastësisht përmes depistimeve rutinë.
💊 Klinikisht:
✅ Vetëm një reinfektim pati nevojë për shtrim në spital, por doli të nesërmen.
✅ ASNJË VDEKJE E VETME NUK NDODHI NË REINFEKTIME!
✅ Risku i reinfektimit u vlerësua 0.02%!
🙏 Ndryshe mund të themi: mbrojtje 99.98%, që është superiore ndaj efektivitetit të çdo vaksine deri më sot.
🙏 Pra, të paktën psikologjikisht të qëndrojmë të qetë edhe pse masat vazhdojmë i ruajmë deri sa të dimë më shumë.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kërkuesit italianë kanë studiuar në detaje të dhënat e 7.3 mln nxënësve”

Ilir Alimehmeti: Pse vendimi për mbylljen e shkollave është i pabazuar