MENU
klinika

stilisti kosovar ka një përgjigje për ata që e bëjnë

Mos kritikoni asnjëherë fëmijët e vegjël

11.04.2021 - 08:12

Të jesh personazh publik, do të thotë të jesh në lupën e fansave në çdo moment. Në kategori hyn edhe stilisti shumë i njohur, Valdrin Sahiti. Si çdo baba edhe ai me shumë qejf poston herë pas here momente me vajzën e tij. Këtë herë, një video që publikoi u bë sebep për shumë komente nga fansat, të cilët kritikuan të folurën e së voglës në anglisht. Do i linte stilisti këto komente të kalojnë lehtë? Sigurisht që jo!

“Njerëz të dashur që më keni shkruar të shumtë në numër mbi ‘shqetësimin e madh’ për të folurën e Bellës në gjuhën angleze… Ju siguroj që është në duar të sigurta dhe nuk ka asnjë problem me gjuhën shqipe, madje gëzon fatin që edhe gjyshërit i ka Dr. Prof. Faleminderit për shqetësimet tuaja, por arsimimi dhe edukimi ynë në breza është i nivelit të lartë. Mënyra si flasim me njëri-tjetrin është thjesht çështje qejfi dhe luksi dhe mosllogaridhënie ndaj askujt”, ka shkruar Valdrini.

Dhe me të drejtë, pasi kanë një kufi edhe komentet sidomos drejtuar fëmijëve. Fundja kush është ai prind që pranon t’i tregosh si të rrisë fëmijën?!/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN