Gjatë ditës së sotme, Presidenti Amerikan, Joe Biden, i ka dërguar një letër homologes së tij në Kosovë, Vjosa Osmani.
Në letrën e dërguar, Biden, siguronte Osmanin se SHBA do të jetë mbështetëse ndaj Kosovës në rrugën ndaj korrupsionit, sigurimin e vaksinave, si dhe në dialogun mes saj dhe Serbisë. Kjo letër, u komentua në studion e emisionit “Pikat mbi i” në “News 24”, ku të ftuar ishin dy analistët, Mentor Nazarko dhe Artur Zheji.
Ky i fundit, u shpreh se letra e Biden nënkupton se Ballkani ka kthyer sytë nga Ballkani dhe dëshmon, se Biden, do të ndjekë rrugën e dy presidentëve të mëparshëm amerikanë, Barack Obamës dhe Bill Clinton.
Nga ana tjetër, Nazarko, sqaroi se Kosovës momentalisht i intereson të ruajë raporte të mira me të gjitha shtetet e fuqishme, përfshirë këtu edhe Rusinë, të paktën, deri në momentin që të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
A po kthen sytë Uashingtoni nga Ballkani?
Artur Zheji: Më vjen shumë mirë që keni ndaluar në këtë çështje, sepse në morinë e çështjeve të ditës, këto çështje kanë shumë rëndësi. Foksui i SHBA drejtohet kah Prishtina, ku themi Prishtina themi Ballkani, në mënyrë jo fudulle. Biden e trajton atë si një kolege të barabartë dhe impostimi në dialogun politik na lë të kuptojmë që doktrina Biden është e ndryshme nga doktrina Trump, tani ka një vëmendje dhe presidenti amerikan në vetë të par shkruan një letër për Osmanin. Nuk ka më biseda ndarje territoresh. Është e rëndësishme të kuptohet se raporti mes SHBA dhe Moskës ka ndryshuar, janë në llogore të ndryshme gjeopolitike, janë ndarazi në çështjet e Ballkanit dhe ndarazi sa i përket marrëdhënieve Serbi-Kosovë, Kosovë-Shqipëri. Ky është një hap domethënës, për mua kjo letër ka më shumë rëndësi se presidenti ka vëmendje për homologen e tij.
Mentor Nazarko: Po e marr nga e fundit. Nga fakti që Rusia dhe SHBA janë ndarazi, s’do të thotë që fiton Kosova. Kosova që do të futet në OKB i intereson që marrëdhëniet mes shteteve duhet të jetë më e mira e mundshme. Kjo është një letër mundësisht e shkrueshme nga Biden, është detyrim diplomatik për të shkruar një letër të tillë. Për nga dendësia e mesazheve e kapërcen diplomacitetin e saj dhe e thekson rëndësinë e Kosovës në zemrën e Biden, jo thjesht për zemrën e tij. Nëse do të komentojmë sjelljet e administratës së re në Kosovë, kjo administratë është e interesuar që të nënshkruhet marrëveshja që u bë në Uashington. Ajo çka është fakt, është që SHBA me gojën e sekretarit Blinken, thekson rëndësinë që Kosova të respektojë marrëveshjen e Uashingtonit. Ndonëse unë jam për një shkëmbim të mirë territoresh, mënyra se si ka vepruar administrate Trump, tregon që ishte e angazhuar në një marrëveshje dhe marrëveshja e Uashingtonit ishte më e mira e bërë, me mbajtjen pa afat të taksës, me bërjen publike të akt-akuzës të zotit Thaçi. Duke shtyrë marrëveshjen Kosova ka vogëluar shanset për të bërë një marrëveshje të mirë. Trump ka shkruar 4 letra Thaçit dhe Vuçiç.
Artur Zheji: Unë e di mirë njohjen që ju keni për Kosovën zoti Nazarko dhe sfondin e njohjes. Nëse ka dy pranime të vërtetuara në Kosovë, parimi i parë është ajo i Obama, ku kishte një kundra pozicion mes Prishtinës dhe Beogradit dhe Uashingtonit dhe Moskës. Moska është detyruar të veprojë në mënyrë kondicionet, e ka lejuar të ndodhë, nga raporti i forcës që Uashingtoni ka pasur ndaj saj. Ardhja e Trump, në Ballkan, dialogu i tij i shtyrë me Presidentin Putin, krijonte mundësinë e koncesioneve. Këtu unë ndahem dhe pohoj me kënaqësi që doktrina Biden është rikthim i doktrinës Obama, e deri diku Clinton. Unë e shoh këtë optikë në letrën që Biden i dërgon Osmanit, por them, që ky moment do e bëjë shumë të mprehtë politiken amerikane në Shqipëri, nga ndikimi i influencave ruse në Shqipëri. Kush ka ndikim rus në Shqipëri, do të ketë tolerancë zero nga Uashingtoni.
Mentor Nazarko: Në atë letër ka një risi dhe moment që e garanton të shihet mundësia të ndihmohet për vaksinës dhe ky target i kalohet asaj i presidente dhe jo kryeministrit. Kur vjen puna tek ndikimi rus s’e shoh si problem për Shqipërinë. Politikanët shqiptarë kur kanë dashur të gjejnë mbështetjen në SHBA kanë lobuar nëpërmjet shumë kanaleve. E pranoj që pranimi i vaksinës amerikane, sepse besoj që është amerikane ajo që do të marri Kosova, e përforcon këtë gjë që Kosova refuzoi atë ruse dhe mori amerikane. Unë e theksoj, që Kosova duhet të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë, të paktën sat ë futet në OKB. Unë di që Rama ka marrëdhënie të mira me Soros, ky i fundit ka marrëdhënie të mira me Biden dhe ndihmoi të vinte në pushtet. Nuk besoj që do të ketë ndikim rus.