MENU
klinika

Spartak Ngjela: Forcohet Jozefina Topalli

“Nëse opozita nuk njeh zgjedhjet, shteti vazhdon si pas djegies së mandateve!”

23.04.2021 - 09:08

Avokati i njohur Spartak Ngjela tha se një skenar i largimit të Partisë Demokratike nga zgjedhjet do ti jepte një dorë të mirë votash partisë së Jozena Topallit.

Sipas tij, “Lëvizja për Ndryshim” do të merrte shumë vota të PD-së në një skemë të tillë.

“Opozita u largua nga Parlamenti dhe nuk e mori dot atë që deshi. Dolën ata qe duhet te dilnin dhe thanë që s’ka rëndësi, se janë zëvendësuesit.

Nëse ke skemë destabilizuese, nuk je me Shqipërinë. Pushteti nuk është destabilizim. Teoricientët e demokracisë thonë që mes anarkisë dhe diktaturës, zgjedhin diktaturën.

Sepse zgjedhin shtetin. Ndaj nuk besoj se ata do kene zgjedhje apo nuk do i njohin sepse ikin ata por forcohet Jozefina Topalli.

Nëse PD-ja tërhiqet, fiton votat partia e Jozefinës. Në iu zë koka ujë dhe ikin, Jozefina fiton. Merr një grup të mirë të saj dhe merr gjithashtu dhe PD-në.Por ata nuk mund të largohen dot nga zgjedhjet.

Jo do më. Ia dhanë Ramës te gjitha pushtetet vetë dhe tani thonë eshte diktator. Pse more, me dhunë ia mori ai juve? Apo ia latë vetë, të gjitha, duke braktisur pozicionet tuaja!”, shprehet Ngjela.