MENU
klinika

NBA

Nets marrin kreun në Lindje, Jazz nuk njohin ndalesa

01.04.2021 - 11:12

Për herë të parë këtë sezon, skuadra e Brooklyn Nets mori kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes në NBA, ku udhëheq e vetme. Brooklyn mundi 120-108 Houston Rockets, ndeshje ku u dallua Irving me 31 pikë e 12 asist, mbështetur edhe nga Harris me 28 pikë.

Por në këtë sfidë James Harden u dëmtua, teksa la fushën e lojës në periodën e katërt kur kishte shënuar 17 pikë. Gjithsesi, trajneri Steve Nash tha se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz dhe se lojtari do të rikthehet shpejt.

Ekipi i Milwaukee Bucks mundi 112-97 Los Angeles Lakers, sfidë ku për kalifornianët debutoi edhe Drummond, por pa lënë dot gjurmë, pasi u dëmtua. Për Bucks u dalluan Holiday me 28 pikë e Antetokounmpo me 25 pikë e 10 rebound.

Në krye të renditjes në Perëndim vijon të qëndrojë skuadra e Utah Jazz, që mposhti 111-107 Memphis jashtë fushe. Conley realizoi 26 pikë, Clarkson 24 e Bogdanovic 23, një trio që bëri diferencën në fushë për Jazz.

Fitorja e shtatë radhazi për Jazz, që po shkon drejt shpalljes kampion në Perëndim, edhe pse një ditë më parë njëri nga motorrët e avionit me të cilën do të udhëtonin mori flakë. Duket se avaria nuk ndikoi te kryesuesit, të cilët fituan edhe ndeshjen e radhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN