MENU
klinika

Lehtësimi i masave anti-covid

Nga sot nisin fluturimet me Britaninë e Madhe

12.04.2021 - 12:00

Ashtu siç u bë me dije dje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke filluar nga sot kanë nisur fluturimet me Britaninë e Madhe, të cilat ishin pezulluar prej disa kohësh për shkak të situatës me koronavirusin.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Aeroporti i Rinasit ka njoftuar qytetarët për nisjen e udhëtimeve.

REAGIMI I AEROPORTIT

📌Lajm i mirë
📌 Duke filluar nga sot, British Airëays, Easy Jet dhe Ëizz Air bëhen gati të rifillojnë fluturimet direkte Tiranë – Londër dhe anasjelltas.
📌 Për detyrimin e karantinës, do t’ju njoftojmë në një postim të dytë.
Faleminderit per durimin. Shëndet të mirë.
Tirana International Airport

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN