MENU
klinika

Rama poston videon

Nis puna për Portin e ri turistik të Sarandës

10.04.2021 - 08:57

Përmes një videoje na Facebook, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dje se tashmë ka nisur puna për Portin e ri turistik të Sarandës.

Ai publikon pamjet se si do të jetë pas 4 vitesh ky port. Gjithashtu Kryeministri shprehet se niveli i turizmit në deri në fund të mandatit të tretë do të jetë një tjetër nivel

“Mirëmëngjes me Portin e Ri Turistik të Sarandës, ku sapo ka nisur puna transformuese që do ta ngjisë turizmin e zonës në një nivel krejt tjetër, në fund të Mandatit të Tretë”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste të dhënë më parë në Lungomaren e Sarandës, tha se zhvillim për Sarandën do të sjellë dhe porti i jahteve, që do të krijojë një komunitet të rinj të huajsh. Ai thotë se për këtë të fundit gjithçka është organizuar dhe qeveria është vetëm në pritje të një kompanie.

“Por fillimi i portit turistik mbrapa, dhe kthimi i atij gjiri sot të braktisur, në një gji ku mund të ankorohen apo parkohen qindra jahte do bëjë që ekonomia përsëri të rritet. Gjithçka e organizuar, presim një kompani. Vetëm nga parkimi i jahteve do ketë komunitet të rinj të huajsh. Janë të mirëpaguar nga pronarët e jahteve që do jenë konsumatorë këtu”, pati thënë Rama.