MENU
klinika

Për çfarë do të diskutohet?

Një ditë para zgjedhjeve, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i shkon në zyrë Lulzim Bashës

24.04.2021 - 10:07

Një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka shkuar në zyrë, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mësohet se ne qendër të diskutimeve janë zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen ditën e nesërme.

Sot politika shqiptare është në heshtje zgjedhore, pas një muaji fushate elektorale, ndërsa nesër shqiptarët iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.

PERPLASJA E YURI KIM ME PRESIDENTIN META

Kujtojmë se një ditë më parë, diplomatja amerikane zhvilloi edhe një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga një studio televizive i ka dërguar një mesazh live mbasadores së SHBA-së, Yuri Kim, duke i thënë që të mos e marrë më në mbrojtje kryeministrin Edi Rama.

Kjo deklaratë e Metës ka ardhur pas mesazhit që ambasadorja amerikane, Yuri Kim i  ka dërguar në telefon ku i ka kërkuar që të mos përmendë më cfurqet.

Kreu i Shtetit i ka kërkuar ambasadores që të mos ndërhyjë më punët e brendshme te Shqipërisë ne mënyrë të njëanshme.