MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 26

Nuk ka gola në Shkodër, Teuta merr kreun

03.04.2021 - 16:59

Kanë përfunduar dy sfidat direkte të Kategorisë Superiore. Vllaznia dhe Partizani kanë ndarë nga një pikë mes tyre në barazimin 0-0, duke frenuar njëri-tjetrin. Nga ky barazim duket se më shumë kanë përfituar rivalët.

Teuta ka fituar 1-0 ndaj Laçit në Durrës, në duelin tjetër direkt për titull. Një sukses që ngjit Djemtë e Detit në krye të renditjes pas javës 26-të. Hera e parë për këtë sezon që kryeson Teuta.

Golin e vetëm për durrsakët e realizoi Bregu në minutën e 77-të. Teuta mund të përfitojë edhe më shumë javës tjetër, pasi Laci pret Vllazninë, ndërsa vetë udhëton në Fier ndaj Apolonisë. Po ashtu edhe Partizani, që pret Bylis.

Nesër do të zhvillohen 3 ndeshjet e tjera. Tirana ka shansin të afrohet edhe më shumë me 4 skuadrat e kreut, pasi pret Apoloninë. Kukësi-Skënderbeu dhe Bylis-Kastrioti janë dy sfidat e tjera të së dielës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN