MENU
klinika

"Liria nuk do të ishte e mundur pa ta"

Osmani nderon heroizmin e dëshmorëve të UÇK

30.04.2021 - 09:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve më Marinë.

Osmani pasi vendosi kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve dhe martirëve, tha se ata janë bazamenti dhe themelet e shtetësisë së Kosovës.

“Po e nderojmë heroizmin e gjithë dëshmorëve të UÇK-së, atyre që e bënë bazamentin dhe themelet e shtetit tonë të pavarur. Ata të cilët dhanë më të shtrenjtën e tyre, bënë sakrificën më sublime duke dhënë jetën në mbrojtje të atdheut dhe gjithë qytetarëve tanë. Kurrë nuk është e mjaftueshme për të treguar nderimin tonë për ta. As liria dhe as shteti ynë nuk do të ishin të mundur pa ta. Andaj sot e përherë e bëjmë këtë nderim dhe përkujtojmë heroizmin e tyre që duhet të vazhdojë edhe për brezat dhe gjeneratat që vijnë pas nesh”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari kërkoi që amanetin e dëshmorëve ta realizojmë duke qenë të bashkuar dhe unifikuar.

“ Këtë amanet të dëshmorëve mund ta realizojmë vetëm të bashkuar, unifikuar dhe duke zhvilluar dhe ndërtuar vendin tonë”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'deklaron kandidatja për kryeministre?

“Koalicion me VV, vetëm nëse pranon këto kushte”