MENU
klinika

Kërkesë e pazakontë ndaj numëruesve të Partisë Demokratike

Pak para numërimit, ambasadorja e SHBA dhe kreu i KQZ inspektim tek QNV te ‘’Vasil Shanto’’

25.04.2021 - 23:18

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë një kërkesë jo fort të zakontë numëruesve të Partisë Demokratike në qendrën e numërimit të votave në zonën e Vasil Shantos.

Ambasadorja ka kërkuar që ata të ndërrojnë bluzat e tyre mbi të cilat ishte stampuar numri nëntë dhe nëse nuk kishin mundësi t’i veshin mbrapsht ato.

E njëjta kërkesë është bërë edhe nga kreu i KQZ, Ilrijan Celibashi.

Një prej komisionerëve tha për mikrofonin e News 24 se “do të ndryshojmë bluzat edhe pushtetin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Në përfundim të numërimit pranoni gjykimin e votuesve!"

Yuri Kim thirrje liderëve politikë: Mos supozoni rezultate