MENU
klinika

Palestina letër vendeve islamike

“Shkëpusni marrëdhëniet me Kosovën”

21.04.2021 - 09:22
Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan sot se Palestina ka kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik që t’u japë fund marrëdhënieve me Kosovën për shkak të qëndrimit të kësaj të fundit për Jeruzalemin.

Gazeta në fjalë flet për një letër që ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës, e cila përfshin një kërkesë për dhënien fund të marrëdhënieve me Kosovën.

I njëjti burim vë në dukje se nëse letra merret në konsideratë, Kosova do të humbiste teorikisht mbështetjen e 30 vendeve të cilat janë anëtare të OIC-së dhe kanë njohur shtetin e ri të Ballkanit.

“Vlerësohet se nuk do të ketë vendime për tërheqjen e njohjes por një numër i madh i vendeve anëtare me siguri që nuk do të japin mbështetje për Kosovën në përpjekjet e saj për t’u bërë pjesë në organizatat ndërkombëtare”, thekson B92.

Lidhur me këtë çështje mediat serbe citojnë edhe ambasadorin palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan sipas të cilit vendimi në fjalë jo vetëm bie ndesh me rezolutat e OKB-së, por ai prodhon një krizë diplomatike për Kosovën që shkëmben njohjen e një vendi me humbjen e besimit të më shumë se 60 vendeve të tjera.

REMOTE_ADDR:[]