MENU
klinika

Keqpërdorimet në qeveri

Paraburgim 30-ditor për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë së Shkupit

22.04.2021 - 11:55

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, është vendosur në paraburgim 30-ditor në Shutkë.

Këshilli Penal i Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, sot pranoi ankesën e Prokurorit Publik dhe e ndryshoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, që urdhëroi arrestin e tij shtëpiak, shkruan Alsat M.

Përveç Rashkovskit, paraburgim 30-ditor iu shqiptua edhe menaxherit të kompanisë Invoka. Kjo masë është në lidhje me rastin e prokurimit të kontestuar të softuerit, për kundërvajtje në trafik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN