Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme nga Vlora për tjetërsimin e votave, ku u shpreh se do të jetë në këtë qytet deri më 26 prill dhe nuk do të tolerojë vjedhjen e votave.
Sipas kreut të shtetit, në Vlorë po përgatitet nga Rilindja një skenar si në Dibër për tjetërsim votash.
“Jam këtu se Vlora është e githë shqipatrëve. Së dyti sepse Vlora është e kërcënuar nga një ‘tërmet’ si ai i Dibrës, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, që nuk do të tolerohet kurrë”, u shpreh Meta.
Pyetje: Damianin e ftoni në darkë?
Meta: Unë ftoj se nuk kam sekrete. I kam thënë Damian ti e ke shqetësim se unë vij natën, nuk e ka shqetësim ai, po ia thotë ai tjetri. Në faqen e presidentit është hapur portali për denoncime, ia kam bërë të ditura Bashës dhe kryetares së LSI-së, Luan Ramës e Petrit Vasilit dhe Bujar Lesklajt, për faktin se këtu po përpiqet për tjetërsim votash sepse vendi nuk ka gjykatë kushtetuese.
Pyetje: Përse kjo luftë me Vlorën?
Meta: Ata i shqetëson një gjë që në Shqipëri kanë trembur qytetarët, përveç Ilir Metës. Dhe në mënyrë që këtu mos flitet për korrupsion. Vlora është qendra e gravitetit të ndjenjave kombëtare. Vlora ia bën fora. Vlora nuk i fal tradhëtarët, unë jam këtu për t’u thënë se askush nuk lejon të manipulohen votat. Opozita të bëjë detyrën e vet dhe t’u dalë për zot qytetarëve. Unë iu them qytetarëve ët Vlorës që juve nuk mund t’iu kërcënojë akush për vendin e punës.