MENU
klinika

Volejboll Femra

Partizani fiton derbin e parë të finaleve play-off

08.04.2021 - 21:19

Partizani në volejboll për femra fitoi 3-0 ndaj Tiranës në “Asllan Rusi: finalen e parë play off. Një ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga volejbollistet e trajnerit Andi Lundra, që në të tre setet patën një epërsi të dukshme.

Skuadra e “kuqe” i fitoi të tre setet me diferenca pikësh: 25-12, 25-15 dhe 25-21, çka tregon për epërsinë që kishte ekipi i Partizanit. Një derbi që pritej më i fortë, duke parë sfidat e mëparshme mes dy ekipeve, por këtë herë gjithçka foli për Partizanin.

Tirana rivalizoi disi në setin e tretë, por kjo ishte shumë pak për bardheblutë për të synuar fitoren. Ndeshja e dytë finale do të luhet pas 48 orësh, ndërkohë që kampione e Shqipërisë shpallet skuadra që fiton 3 nga 5 takimet nale play off.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN