MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 27

Partizani kalon lehtë Bylisin, 2 pikë larg kreut

11.04.2021 - 17:01

Partizani është rikthyer te fitorja, duke bërë detyrën në “Air Albania” ndaj Bylis. Të kuqtë fituan 3-0 dhe kështu marrin vendin e dytë, vetëm 2 pikë larg kreut, që mbahet nga Teuta.

Partizanit i kanë mjaftuar 16 sekonda lojë për të gjetur golin e avantazhit ndaj Bylisit. Skuadra e Ilir Dajës ka realizuar me brazilianin Junior, teksa ka kapur të papërgatitur mbrojtjen ballshiote. Natyrisht, gjithçka ndodhi edhe me gafën e portierit kundërshtar Qirko.

Në pjesën e dytë të kuqtë nuk e humbin ritmin dhe arrijnë të shënojnë me Asanin në minutën e 69-të. Ky gol thuajse mbyll ndeshjen, pasi vendasit kontrollojnë sfidën. Në fund, në minutën e 84-t ka edhe një gol të tretë, duke vulosur sfidën në 3-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN