Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu ka bërë një deklaratë të shokuese gjatë mbylljes së fushatës elektorale.
Mziu nga Maqellara ka bërë të ditur se janë ngritur grupet e gatshme të mbrojtjes së votës dhe se kushdo që do tentojë të blejë votën do ta pësojë si “ai në Elbasan”, duke iu referuar konfliktit që degjeneroi në vrasjen e përkrahësi të PS-së, Pjerin Xhuvani.
“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, kështu deklaroi para qytetarëve Mziu.
Por në reagimin e tij pasi deklarata e tij shkaktoi komente të shumta në internet, Mziu thotë se “jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”.
“Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!”, thekson Mziu në reagimin e tij.
DEKLARATË E KANDIDATIT TË PD PËR DIBRËN, XHELAL MZIU
Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.
Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!
Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve