MENU
klinika

Takime me drejtuesit politik të forcave politike

Pas Yuri Kim në Elbasan shkon edhe ambasadori britanik

01.04.2021 - 10:07

Pas ambasadores amerikane, Yuri Kim në Elbasan ka shkuar edhe diplomati britanik, Duncan Norman. Ambasadori Norman do të takohet me drejtuesin politik të PS, Taulant Balla dhe atë të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Po ashtu në axhendë është parashikuar edhe takim me drejtuesit e fushatës elektorale të LSI në Elbasan.

Kujtojmë që Elbasani është një nga zonat më të nxehtë elektorale, ku në Ditën e Verës pati edhe një incident, pasi mbështetës të mazhorancës u përplasën me ata të opozitës.