MENU
klinika

Basketboll, Liga Unike

Peja dhe Rahoveci kalojnë në gjysmëfinale

06.04.2021 - 18:41

Ekipi i Pejës ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës Unike në basketboll për meshkuj, pas fitores 90-73 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen çerekfinale të këtij eventi, që startoi sot në Rahovec të Kosovës.

Më përjashtim të periodës së parë, fituar 17-16 nga Vllaznia, ndeshja e dominua nga skuadra kosovare, që e meritoi fitoren dhe kualifikimin. Kosovarët shkëputen gradualisht në periodën e dytë, duke marrë komandën e lojës dhe e thellojnë epërsinë edhe në 20 minutat e dyta.

Peja është skuadra e dytë kosovare që shkon në gjysmëfinalet e Ligës Unike, pas Rahovecit. Ky i fundit u kualifikua direkt, pas tërheqjes së Teutës nga eventi. Nesër do të luhen dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Ligës Unike, ku marrin pjesë ekipet shqiptare e kosovare të basketbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’