MENU
klinika

Flet presidentja e Komisionit Evropian

Për çfarë ndryshimi të Serbisë e pati fjalën Vuçiç?

26.04.2021 - 11:44

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, publikoi një listë të temave të ndryshme që u diskutuan, shkruan Express.

Ndër temat të cilat i diskutoi me Vuçiqin, ajo përmendi luftën kundër koronavirusit, procesin e pranimit në BE, dialogun dhe mbështetjen në ndërtimin e Hekurudha Serbi-Maqedoni Veriore.

“Jam e kënaqur që u takova me presidentin e Serbisë. Ne biseduam për luftën kundër koronavirusit, rimëkëmbjen ekonomike, procesin e pranimit ku duhet të shohim ndryshime pozitive në shtetin e së drejtës, dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, ndërtimin e hekurudhës Beograd, Maqedoni e Veriut, të cilën ne jemi gati ta mbështesim”, shkroi Layen në Twitter.

Dje, presidenti i Serbisë njoftoi se me von der Layen do të diskutojë për realizimin e “projektit më të madh të infrastrukturës ndonjëherë”, ndërsa shtoi se ky projekt që do të financohet nga Bashkimi Evropian, do ta ndryshojë rrënjësisht Serbinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mini Schengeni është e vetmja zgjidhje e mençur"

Vuçiç: Serbia do marrëdhënie të mira me Shqipërinë