MENU
klinika

Nga Rihanna tek Ariana Grande

Përgjigjet e mençura që VIP-at u dhanë pyetjeve seksiste

07.04.2021 - 09:09

Një video interesante është publikuar në rrjete sociale.

Në të përmblidhen në pak sekonda përgjigjet e mençura të vajzave të famshme ndaj pyetjeve seksiste. Disa pyeten për prezencën e një mashkulli në jetën e tyre, të tjera për gjoksin, për të brendshmet apo make up-in, pyetje që kurrsesi nuk u bëhen burrave

Çfarë kërkon tek një mashkull, në këtë fazë që je?

“Nuk jam duke kërkuar për një mashkull. Le ta nisim nga kjo pikë së pari.”- Rihanna

Mendoja se veç trofeve, mund të shoqëroheshe dhe nga meshkuj sot.

“S`do kthehem në shtëpi me asnjë mashkull sot. Do dal me miqtë e mi dhe pastaj do shkoj në shtëpi tek macet e mia.”- Taylor Swift

A ke veshur të brendshme?

“Që kur njerëzit pyeten në intervistë për të brendshmet e tyre? A e pyete dhe Josh në lidhje me të brendshmet e tij? Ç`lloj interviste është kjo?”- Scarlett Johansson

Ke vetëm një mundësi të fundit: do përdorësh make up apo telefonin?

“Pse kështu mendon ti, që vajzat e kanë të vështirë të zgjedhin?”- Ariana Grande

Si e balancon jetën dhe karrierën profesionale?

“Aaa do më pyesni për meshkuj sot?”- Keira Knightley